Slider

Provime

Provimet e gjuhës gjermane

Ju nevojitet një dëshmi për nivelin tuaj gjuhësor, e cila ju shërben për studime, punë, bashkim familjar apo vizë dhe që njihet në rang ndërkombëtar? Qendra jonë ofron provime të gjuhës gjermane për nivelet A1 deri në C1. Provimet e gjuhës gjermane të Goethe-Institut si dhe provimi TestDaF përkojnë me shkallët e niveleve gjuhësore të Kuadrit të Përmbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj): nga niveli A1 për fillestarët deri te niveli më i lartë gjuhësor C2.