Slider

Goethe-Zertifikat B2

      Dëshironi ...

 

  • të frekuentoni një kolegj për studime parauniversitare në Gjermani;
  • të dëshmoni për punën tuaj njohuri të avancuara të gjuhës gjermane;
  • të përgatiteni për një angazhim në fushën e mjekësisë;
  • të dëshmoni suksesin tuaj në gjuhën gjermane për nivelin B2;
  • të keni një certifikatë zyrtare të gjuhës gjermane të njohur në rang ndërkombëtar?

Goethe-Zertifikat B2 është një provim i gjuhës gjermane për të rritur, i cili konfirmon një përdorim të avancuar të gjuhës gjermane dhe përkon me nivelin e katërt (B2) të shkallës gjashtënivelëshe të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj).

      Nëse e kaloni provimin, ju tregoni ...

 

  • se kuptoni përmbajtjet kryesore të teksteve komplekse në lidhje me tema konkrete dhe abstrake dhe se mund të kuptoni biseda të diskutimeve specifike të një fushe profesionale të veçantë.
  • se mund të komunikoni në mënyrë spontane dhe të rrjedhshme, duke bërë kështu të mundur një bashkëbisedim të lirshëm me një gjermanishtfolës vendas, pa sforcime të mëdha.
  • se mund të shpreheni qartë dhe shkoqur rreth një spektri të gjerë temash, të mbani një qëndrim tuajin lidhur me një pyetje aktuale dhe të jepni avantazhet apo disavantazhet e mundësive të ndryshme.

Udhëzime për kandidatët e provimit
Duke qenë se vendet e provimit mund të zihen disa javë para afatit përfundimtar të regjistrimit, ju rekomandojmë që të regjistroheni sa më herët. Regjistrimi mund të kryhet gjatë ditëve të punës, të hënën  deri të enjten midis orës 09.00 dhe 12.00 si dhe 14.00 dhe 17.00.
Për regjistrimin dhe pjesëmarrjen në provim pranohet vetëm pasaporta e vlefshme.

Materiale ushtrimore
Teza ushtrimore dhe shabllone mësimore

Materiale për shkarkim

 

 
* Çmimi i ulur prej 15.500 lekësh vlen vetëm për kandidatë, të cilët në çastin e regjistrimit për provim janë njëkohësisht edhe kursantë të Goethe-Zentrum.
** Çmimet për pjesën e të folurit dhe pjesën me shkrim vlejnë vetëm nëse ato përsëriten vetëm një herë dhe vetëm brenda një viti.