Objektivi juaj Doni të përgatiteni për dhënien e një provimi të Goethe-Institut, keni kërkesa të larta por kohë të kufizuar? Keni përvojë me mësimin në kompjuter, por nuk doni të hiqni dorë nga avantazhet e mësimit në prezencë? Doni ta organizoni kohën tuaj të mësimit me fleksibilitet?
Çfarë ofron BLENDED LEARNING? Kurset tona BLENDED LEARNING ofrojnë më të mirën nga të dyja format:seanca mësimore intensive në prezencë dhe mësim online me shkallë të lartë fleksibiliteti. Pjesëmarrësit me njohuri të avancuara testohen individualisht prej nesh.
- PËRSHKRIMI I KURSIT
- Programi mësimor për përgatitjen për provimet e Goethe-Institut dhe për TestDaF përbëhet nga 31 orë mësimore. 31 orët e mësimit ndahen në 10 orë në prezencë dhe 21 orë mësim në distancë. Kohëzgjatja e kursit është 4 javë.
- Ju mësoni në një grup me jo më shumë se 8 pjesëmarrës.
- Gjatë seancave të mësimit në distancë ju merrni pjesë në takime online në Adobe Connect. Përtej kësaj ju punoni në platformën interaktive të Goethe-Institut. Me anë të ushtrimeve dhe metodikës profesionale ju ushtroni të lexuarit, të shkruarit, të dëgjuarit dhe të folurit e gjuhës gjermane.
- Ju zgjidhni detyra individualisht ose në grup. Me pjesëmarrësit e tjerë mund të komunikoni personalisht në mësimin në prezencë, në klasën virtuale në Adobe Connect si dhe në forumet e platformës mësimore.
Kursi i radhës: 08.09.2020