Provimi TestDaF është një provim gjuhe i nivelit të përparuar. Ai përfshin nivelet B2 deri në C1 të shkallës gjashtënivelëshe të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj).
Nëse e kaloni TestDaF-in me notën 4 në të katra pjesët e provimit, atëherë dëftesa e marrë nga ky provim vlen si dëshmi pranimi në pothuaj të gjitha lëndët dhe degët e shkollave të larta në Gjermani.
Provimi TestDaF është gjithashtu edhe një dëshmi e njohurive tuaja gjuhësore për projekte shkencore dhe profesione akademike, e cila njihet në rang ndërkombëtar.
Për këtë provim nuk nevojiten njohuri teknike specifike.
-
Nëse kaloni me sukses provimin TestDaF, ju dëshmoni që jeni në gjendje:
- të shkëpusni nga tekste të ndryshme të shkurtra hollësi të rëndësishme;
- të kuptoni detaje dhe tërësinë e teksteve gazetareske dhe shkencore, të cilat trajtojnë tema shkencore ose politiko-shoqërore;
- të shkëpusni informacione të hollësishme nga situata të jetës së përditshme;
- të ndiqni intervista apo diskutime me tema studimore apo të përgjithshme shkencore;
- të kuptoni referate rreth temave shkencore;
- të krijoni një tekst të qartë dhe të strukturuar mirë dhe të sillni argumente;
- të përshkruani, përmblidhni dhe krahasoni të dhëna të ndryshme;
- të mbani qëndrim, duke argumentuar në diskutime dhe biseda të ndryshme, të jepni alternativa si edhe të ngrini hipoteza.
Materiale ushtrimore
- Faqja kryesore e TestDaF-it
- Materiale ushtrimore për TestDaF-in
- Teza ushtrimore 02
- Teza ushtrimore 03
Regjistrimi: Pjesëmarrësit regjistrohen direkt në faqen e internetit të institutit TestDaF. Tarifa e provimit në euro mund të paguhet vetëm online me kartë krediti. Nëse ju nevojitet ndihmë për plotësimin e formularit online, kolegia jonë ju ndihmon me kënaqësi gjatë orarit të punës së zyrës së regjistrimeve.
DATAT E PROVIMEVE TË TESTDAF-IT PËR VITIN 2024
06.01.2025 - 12.09.2025 | 16.10.2025 | duke filluar nga 27.11.2025* | 160€ |
01.09.2025 - 19.12.2025 | 10.02.2026 | duke filluar nga 24.03.2026* | 160€ |
05.01.2026 - 17.04.2026 | 19.05.2026 | duke filluar nga 30.06.2026* | 160€ |
05.01.2026 - 03.06.2026 | 09.07.2026 | duke filluar nga 27.08.2026* | 160€ |
05.01.2026 - 11.09.2026 | 15.10.2026 | duke filluar nga 26.11.2026* | 160€ |