"Mëso gjermanisht!" – Në reklamën për gjuhën gjermane futbolli bashkon Shqipërinë me Gjermaninë, duke treguar kështu pse e vërteta në origjinal është ndryshe.
Përmbajtja: Te ky tifoz i Bayern-it mund të shohim si ai ndjek një ndeshje midis këtyre dy skuadrave, natyrisht në gjuhën origjinale, sepse kështu është "më mirë", pra, më emocionuese. Gruaja është përjashtuar, vajza e vogël po mbahet "peng" si bufon fatsjellës, kurse djali i vogël, kur të rritet, do të luajë në skuadrën e Bayern München-it. Ai tani, si baba tipik, e ka mendjen vetëm tek ekrani.
Fjalët gjermane "Tor" dhe "Bayern" ai i kupton, por kaq nuk mjafton gjithmonë, siç do të vihet re: "Në origjinal e vërteta është ndryshe."
Produksioni: 2012 Albfilm (Shqipëri) Regjisor: Gentian Koçi
Me autorizim nga Qendra e Gjermanishtes dhe Goethe-Institut 2012 © Deutschzentrum Tirana