Slider

Të tjera

Fotografia në lëvizje

  • Çfarë ndodh kur lëviz një imazh?: Kjo punëtori dyditore i kushtohet fotografisë përtej qëndrimit statik. Qofshin këmbë që vrapojnë, flokë që valëviten apo drita që ndriçon për një çast – ne kërkojmë dinamizëm në imazh dhe shprehje në detaje. Me kamerën do të eksplorojmë se si bëhet e dukshme lëvizja: përmes perspektivës, ritmit dhe ndjenjës. Do të eksperimentojmë, tregojmë histori me fotografi dhe do të vëzhgojmë me kujdes. Për të gjithë ata që kanë dëshirë të tregojnë histori përmes kamerës – me imazhe që lëvizin, edhe pse qëndrojnë në vend.
  • Kur dhe ku?: Data: 23 - 24 Qershor 2025. Vendi: Qendra Rinore ARKA, Shkodër. Gjatë kampit do të sigurohen të gjitha vaktet, akomodimi, transporti dhe të gjitha shpenzimet e lidhura me aktivitetet e kampit.
  • Kush mund të marrë pjesë?: Kjo punëtori dyditore është për të rinj të moshës 15 deri në 18 vjeç, të cilët mësojnë gjermanisht në shkollat e tyre dhe kanë të paktën nivelin A2, si dhe kanë interes për fotografinë. Nuk kërkohet përvojë e veçantë – mjafton kureshtja dhe hapja për shkëmbim dhe reflektim.
  • Çfarë të pret?: Në këtë punëtori do të mësosh si të përdorësh fotografinë për veten tënde, si të fotografosh në mënyrë të saktë dhe si të përpunosh imazhet në mënyrë profesionale. Kampi ofron një mundësi unike për të bërë miq të rinj dhe për të bashkëpunuar me bashkëmoshatarë që ndajnë të njëjtat interesa.

  • Si mund të aplikosh?: Të interesuarit mund të aplikojnë me një video kreative nëpërmjet emailit. Deri më 9 qershor, na dërgo një video të shkurtër në gjermanisht (60 sekonda) në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., ku të përfshish këto të dhëna:
  • Emri, mosha, shkolla, etj.
  • Na trego fotografinë tënde të preferuar dhe shpjego shkurt pse e ke zgjedhur atë."
  • Pse dëshiron të marrësh pjesë në punëtori dhe çfarë do të thotë fotografia për ty?
  • Epo, çfarë po pret? Apliko dhe eja së bashku të përjetojmë një udhëtim plot argëtim, aventura dhe përvoja të paharrueshme!