Kampi veror në Goethe-Zentrum
Programi për fillestarë
Java 1: 16 qershor- 20 qershor
- Tema: Çdo gjë rreth meje
E hënë: Prezantimi i kampit + ndarja e roleve të secilit në kamp.
Alfabeti / lojë : bleta gërmëzuese. Prezantohemi në gjermanisht me anë të lojërave të ndryshme
E martë: Familja
Mësojmë pjesëtarët e familjes në gjermanisht dhe prezantojmë familjen tonë. Mësojmë / këndojmë këngë në gjermanisht. Ndërtojmë emblemën e familjes. Punë krijuese: ndërtojmë shtëpizën tonë me shkopinj akulloreje.
E mërkurë: Shtetet
Pyesim dhe tregojmë për prejardhjen. Mësojmë shtetet evropiane në gjermanisht. Krijojmë flamujt e shteteve dhe ndërtojmë Pemën Evropiane në oborrin e qendrës. Quiz për karakteristikat e shteteve.
E enjte: Ngjyrat
Dita e sfidës: veshim cdo gjë vetëm në ngjyrën e preferuar. Mësojmë ngjyrat në gjermanisht. Lojëra dhe këngë të ndryshme në gjermanisht për ngjyrat. Krijojmë plastelinë dhe ndërtojme objekte të ndryshme.
E premte: Ekskursion
Vizitë në shtëpinë botuese Albas
Java 2: 23 qershor-27 qershor
- Tema: Krijimtari dhe natyrë
- Tema:Aktivitete në skuadër
- Tema: Unë & bota ime
- Tema: Në lëvizje & natyra
- Tema: Unë di shumë gjëra!
E hënë: Bimët dhe mjedisi
Njohim bimët dhe pjesët e bimës në gjermanisht. Ndërtojmë vazo lulesh & mbjellim bimë. Krijojmë kopshte të varura. Krijojmë ndarëse librash me gjethe dhe lule.
E martë: Frutat dhe perimet
Mësojmë frutat dhe perimet në gjermanisht. Lojë Memory© Krijime artistike: Pjata më e bukur e frutave dhe perimeve
E mërkurë: Kafshët në gjermanisht
Mësojmë kafshet në gjermanisht. Fakte interesante për kafshët shtëpiake. Luajmë me pantomime. Ndërtojme maska me kafshë të ndryshme.
E enjte: Dita e sfidës
Quiz: Sa miqësor je me mjedisin? Mbrojtja e mjedisit: Mbledhim ide Aksion në GZ. Riciklim: Krijojmë canta beze.E premte: Ekskursion
Vizitë në fermën Albanët
Java 3: 30 qershor- 4 korrik
E hënë: Sportet dhe koha e lirë
Mësojmë hobby-t dhe aktivitetet e kohës së lirë në gjermanisht Bëjmë Yoga. Mësojmë sportet dhe lojërat e ndryshme në gjermanisht dhe i luajmë ato.
E martë: Veshjet dhe sendet e përditshmërisë
Mësojmë veshjet në gjermanisht. Lojëra të ndryshme në grupe me tollumbace për veshjet. Stampojmë me patate T-Shirt dhe krijojme panair në oborrin e qendrës.
E mërkurë: Muzikë
Mësojmë veglat muzikore në gjermanisht. Dokumentar: Personalitete të shquara gjermanishtfolëse nga bota e muzikës. Krijojmë vegla muzikore. Këndojmë e kërcejmë. / Rap-Song-Battle
E enjte
Krijojmë gazetën e kampit. Krijojmë postera përshëndetës për përfundimin e kampit. Vlerësim nga mësuesi i kampit.
E premte
Ekskursion në Latitude.
PROGRAMI PER NIVELIN A1-A2
Java 1: 16 qershor- 20 qershor
E hënë: Mirëseardhje, emrat & ngjyrat
Mbërritja & Lojë me top: „Unë quhem …“ Lojë me ngjyra: Gara e ngjyrave në kopsht. Aktivitet krijues: Krijimi i etiketës me emrin tënd. Lojë me lëvizje : Loja e ngjyrave me qoshe.
E martë: Numrat & mosha
Lojëra me numra: zare, puzzle me numra, Memory Këngë me numra & lojë: „Sa vjeç je?“ Punim krijues: vargjet e ditëlindjeve. Kërkim numrash në kopsht / Lojë vrapimi: „Kush është më i madh?“ Bingo me numrat 1–10.
E mërkurë: Familja & miqtë
Vizatim i lirë: „Familja ime“. Teatër i vogël: „Kjo është mami im“. Punim krijues: Pema e familjes. Gjueti fotografike familjare / Lojë me lëvizje: „Rolet e familjes“. Mbyllje me këngë: „Familja ime“.
E enjte: Gjërat e preferuara
Vizatim i lirë: „Çfarë të pëlqen?“ Lojë me top. Punim krijues: Posteri i gjërave të preferuara. Lojë vrapimi në kopsht: Gjej gjënë tënde të preferuar! Lojë me hamendësime: „Kujt i pëlqen kjo?“ Rap për gjërat e preferuara (me rimë)
E premte: Ekskursion
Vizitë në shtëpinë botuese Albas
Java 2: 23 qershor-27 qershor
E hënë: Moti & veshjet
Puzzle veshjesh, imazhe të motit. Këngë për motin & bisedë. Lojë veshjeje / Gara stafete për motin në oborr. Punim artistik: rrota e motit / Lajmet e motit nga kampi.
E martë: Kafshët
Puzzle kafshësh, lodra me pelush për përshëndetje. Lojë me zëra kafshësh. Punim: maska ose kapela të thjeshta me kafshë. Lojë kërkimi për kafshët në kopsht. Këngë përmbyllëse në gjermanisht: „Të gjitha rosat e mia“ me kërcim.
E mërkurë: Në qytet
Ndërtimi i rrugës së lojës me makina lodër & tabela rrugore. Karta fjalësh: emërtimi i vendeve në qytet. Lojë me role: Qyteti i vogël & Rally qyteti në kopsht. Punim: Qyteti im (poster ose kuti këpucësh). Mbyllje me biseda të vogla në gjermanish.t
E enjte: Mjetet e transportit
Makina lodër & trena, libra ilustrues për temën. Lojë lëvizëse: Kuptimi i shenjave të trafikut. Punim krijues: mjeti i transportit . Lojë me hamendësime: „Çfarë po kalon këtu?“ / Fëmijët mendojnë dhe tregojnë kartat. Këngë përmbyllëse: „Tuff, tuff, tuff, treni …“
E premte: Ekskursion
Vizitë në fermën AlbanëtJava 3: 30 qershor- 4 korrik
E hënë: Përsëritje: ngjyrat, numrat, moti
Lojë memory për ngjyrat & numrat. Lojë: „Si quhesh? Sa vjeç je? Cila është ngjyra jote e preferuar?“ “Stacione” për motin & ngjyrat. Stacioni 1: Ndaji veshjet sipas motit. Stacioni 2: Gjej 3 gjëra të kuqe. Stacioni 3: Vizato një hartë moti. Gara numrash në kopsht. Punë krijuese: Libri im – Faqja 1.
E martë: Përsëritje: kafshët & familja
Karta kafshësh, foto familjare . Lojë me hamendësime: Kush jam unë? Lojë me lëvizje: Karuseli i kafshëve. Punë krijuese: Libri im – Faqja 2. Lojë tavoline: Familja dhe kafshët. Këngë përmbyllëse në gjermanisht: „Familja ime, familja jote“.
E mërkurë: Përsëritje: qyteti, transporti, gjërat e preferuara
Bingo me imazhe të vendeve & mjeteve të transportit. Lojë dialogu: Unë shkoj … Punë krijuese: Libri im – Faqja 3. Lojë qyteti në kopsht. Lojë për gjërat e preferuara.
E enjte: Festa përmbyllëse e kampit
Punim krijues: girlanda, etiketa me emra, flamuj. Quiz kampi. Parakalim kampi në kopsht. Punë krijuese: Libri im – faqja e fundit. Mbyllje me kërcim & muzikë.
E premte: Ekskursion
Ekskursion në Latitude