Slider

Të tjera

Poliglot: Një temë, shumë ide

Konferenca digjitale e mësuesve Poliglot

Në vitin e ri shkollor do ta hapim temën e shumëgjuhësisë edhe për mësuesit e PASCH dhe shkollave të tjera. Pika kulmore e këtyre aktiviteteve do të jetë konferenca digjitale e mësuesve Polyglot  më 21 dhe 22 tetor 2022. Pjesëmarrja është e mundur vetëm me ftesa.

Konferenca digjitale e mësuesve Poliglot

Në një rajon shumëgjuhësh si Evropa Juglindore, veçanërisht mësuesit e gjuhëve të huaja përballen shpesh me faktin se nxënësit e tyre tashmë kanë (mësuar) disa gjuhë. Këto janë gjuha që flitet në familje, gjuha e televizionit, gjuha e mësimit në shkollë dhe, natyrisht gjuha e parë e huaj zakonisht anglishtja.  

Në konferencën Poliglot, së bashku me folësit tanë, ne do të shqyrtojmë pyetjen se çfarë vlere të shtuar i sjell shumëgjuhësia mësimdhënies së gjuhëve të huaja. Leksioni hyrës nga PD Dr. Habil Marion Grein "Shumëgjuhësia: Çelësi i trurit?" do të na shërbejë si një hyrje në temë dhe do të na japë mundësinë e një raundi të parë shkëmbimi.

Të gjithë pjesëmarrësit në konferencë do të kenë mundësinë të marrin pjesë në punëtori me folës të njohur nga Gjermania dhe vende të tjera dhe të marrin me vete impulse për klasën. 

Kur?

21.10.2022 nga ora 14:00 deri në 17:00 CET

22.10.2022 nga ora 09:00 deri në 14:00 CET

Ku?

https://www.gather.town/ 

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Regjistrohu këtu deri më: 10.10.2022.