Slider

Film

Nesër diku pranë detit

Pavarësisht miqësisë së tyre të tensionuar Konradi arrin ta bindë Romin të nisen për një udhëtim në bregdet gjatë pushimeve të verës. Kur rrugës u bashkohen shoku i Romit, Julian dhe vajza e panjohur Nele, Konradi fillon të mendojë se ky udhëtim ishte një ide e keqe. Shpejt bëhet e qartë se udhëtimi i tyre është më shumë se thjesht një aventurë verore. Ndërsa njëri lufton me fantazmat e së kaluarës, tjetri nuk ka asnjë plan për atë që dëshiron në të vërtetë nga jeta. Edhe bota e përsosur e Romit nuk është gjithmonë ashtu siç duket. Mbase ky udhëtim mund t’i ndihmojë t‘i shohin gjërat më qartë? Një gjë është e sigurtë: secili ka sfidat e veta për të përballuar dhe rruga do të jetë krejt ndryshe nga sa ishte pritur. Filmi „Nesër diku buzë detit“ fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Schlingel dhe konsiderohet filmi më i mirë për të rinjtë në Gjermani për vitin 2023.

  • Titulli: Nesër diku pranë detit
  • Regjia: Patrick Büchting
  • Kohezgjatja: 84 Minuta
  • Viti: 2023
  • Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
  • Data: 29 maj 2026 , ora 19:30
  • Vendi: Goethe-Zentrum Tirana
  • Hyrja: E lire