Slider

Film

24 Javë

Filmi „24 Wochen“ tregon historinë e një nëne të ardhshme, e cila pas gjashtë muajsh shtatzëni zbulon se fëmija i saj i palindur do të ketë një handikap të rëndë. Sa më shumë që afrohet data e lindjes, aq më të mëdha bëhen brenga dhe dyshimet e saj. Pas shumë bisedash, përplasjeve dhe luftës së brendshme, ajo gjendet përballë një vendimi të pashmangshëm: të sjellë fëmijën në jetë apo jo. Filmi tregon në mënyrë të fuqishme traumën emocionale të një çifti që po pret fëmijën dhe nënvizon se procesi i tyre i dhimbshëm i vendimmarrjes nuk mund të futet në kategori të thjeshta si e drejtë apo e gabuar, e zezë apo e bardhë.

  • Titulli: 24 Javë
  • Regjia: Anne Zohra Berrached
  • Kohezgjatja: 103 Minuta
  • Viti: 2016
  • Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
  • Data: 17.04.2026, ora 18:00
  • Vendi: Qendra e Artit Agimi
  • Hyrja: E lire