Slider

Film

100 Vjet Adolf Hitler / Chance 2000 – Lamtumirë Gjermanisë

  • Titulli: 100 Vjet Adolf Hitler. Ora e fundit në bunker-in e Führerit
  • Një skenë nga bunker-i i Führerit – jo një dokumentar i saktë historik, por një inskenim grotesk i orëve të fundit aty brenda. Kanë mbetur vetëm pak minuta para fundit, dhe ndërsa jashtë bien bombat, Hitleri dhe ndjekësit e tij organizojnë një festë obscene. Filmi 100 VJET ADOLF HITLER i Christoph Schlingensief, i xhiruar në vetëm 16 orë pa ndërprerje, tregon incest dhe intrigë, zhurmë dhe kaos.

  • Regjia: Christoph Schlingensief
  • Kohezgjatja: 51 Minuta
  • Viti: 1989
  • Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
  • Data: 07 prill 2026 , ora 18:00
  • Vendi: ZETA Center for Contemporary Art
  • Hyrja: E lire
  • Titulli: Chance 2000 – Lamtumirë Gjermanisë
  • Christoph Schlingensief trazon fushatën zgjedhore në 1998: Me themelimin e partisë protestuese „Chance 2000“, ai shndërron politikën në një projekt teatror spektakolar midis aksionit, provokimit dhe ndërhyrjes politike. Dokumentari „Chance 2000 – Lamtumirë Gjermanisë” është montuar nga materiale arkivore dhe ndjek cirkun e fushatës zgjedhore të 1998-s, që nisi me idenë se çdo person mund të kandidojë edhe vetë.

    • Regjia: Frieder Schlaich, Kathrin Krottenthaler
    • Kohezgjatja: 125 Minuta
    • Viti: 2017
    • Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
    • Data: 07 prill 2026 , ora 18:00
    • Vendi: ZETA Center for Contemporary Art
    • Hyrja: E lire