Slider

Film

What the Finn?

Një udhëtim rrugor përmes provincës së Mecklenburgut kthehet në një aventurë të papritur për Finnin dhe Jolën. Të zhgënjyer dhe të pa kuptuar nga prindërit e tyre, ata kanë vetëm një qëllim: të shohin detin. I bazuar në librin e njohur për fëmijë të Martin Muser-it, filmi i regjisorit Stefan Westerwelle është njëkohësisht emocionues dhe i ndjeshëm. I treguar nga perspektiva e fëmijëve, ai pasqyron me seriozitet shqetësimet dhe ndjenjat e tyre, duke i dhënë zë botës së brendshme të protagonistëve të vegjël. Me një traktor të vjedhur dhe plot guxim, Finn dhe Jola nisen në një rrugëtim ku takojnë të rritur të pazakontë dhe shpesh të çuditshëm. Gjatë kësaj aventure ata rriten, forcojnë miqësinë mes tyre dhe, në fund, zbulojnë më shumë mbi vetveten.

  • Titulli: What the Finn?
  • Regjia: Stefan Westerwelle
  • Kohezgjatja: 94 Minuta
  • Viti: 2023
  • Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
  • Data: E enjte, 18 shtator 2025, ora 18:30
  • Vendi: Goethe Zentrum Tirana
  • Hyrja: E lire