Slider

Film

Rabiye Kurnaz kundër George W. Bush

Të padisësh presidentin amerikan për të liruar djalin e saj Murat nga kampi i burgosurve në Guantanamo: Kjo është pikërisht ajo që bën amvisa e Bremenit, Rabiye Kurnaz, së bashku me avokatin për të drejtat e njeriut, Bernhard Docke. Duke e vendosur nën fokus nënën, filmi i Andreas Dresen merr një këndvështrim të veçantë për të treguar rastin e Murat Kurnaz; dhe e bën këtë me humor. Sepse, përveç mendimit që duket pothuajse absurd të padisësh presidentin amerikan si një qytetar privat, është sidomos pasioni i jashtëzakonshëm i nënës, që e bën filmin të shndërrohet, në bashkëveprim me avokatin e ngurtë, në një farsë mbi arbitraritetin e politikës botërore. Një dramë për luftën e pafundme të Davidit kundër Goliathit.

  • Titulli:Rabiye Kurnaz kundër George W. Bush
  • Regjia: Andreas Dresen
  • Kohezgjatja: 118 Minuta
  • Viti: 2022
  • Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
  • Data: E enjte, 10 korrik 2025, ora 20:00
  • Vendi: Goethe Zentrum Tirana
  • Hyrja: E lire