Workshop fotografie

The Tirana-Project – Visual Storytelling Workshop në Tiranë, Shqipëri.
Nga 14 deri 21 shtator 2021 Jens Schwarz do të ofrojë një workshop 8-ditor fotografie për pjesëmarrës vendas dhe ndërkombëtarë. Pjesëmarrja në këtë projekt është pa pagesë.
Workshopi u drejtohet studentëve të degës fotografi fotoreportazhi, profesionistëve të rinj, si dhe të të gjitha moshave të interesuara për gazetari ose art.
Qëllimi i projektit është të reflektojë metodat e Visual Storytelling në kushte konkrete pune dhe zbatimin e tyre në praktikë.
Bëhet fjalë për thellimin në proceset e transformimit shoqëror dhe krijimin e punimeve dokumentuese dhe artistike. Kështu kërkimi i përmbajtjes kombinohet me praktikën fotografike në një kontekst të caktuar shoqëror dhe politik.
Në diskutimet individuale dhe në grup, do të bisedohet dhe reflektohet si për punimet ashtu dhe për temat aktuale të politikës dhe etikës së prodhimit të imazhit.
Një rol të rëndësishëm do të luajë krijimi i pozicioneve individuale në kontekstin e praktikës bashkëkohore, duke vënë theksin tek zhvillimi i potencialit të secilit pjesëmarrës.
Jens Schwarz, i lindur në 1968 në Berlin, studioi histori arti në Paris, shkenca politike në Mynih dhe u diplomua në Master (me rezultate të shkëlqyera) në Fotoreportazh dhe Fotografi Dokumentare në LCC, Universitetin e Arteve në Londër. Me një qasje dokumentare dhe të bazuar në kërkime, ai merret në mënyrë transmediale me tema antropologjike dhe sociologjike në lidhje me identitetin shoqëror dhe ideologjinë politike. Puna e tij ka marrë çmime të shumta ndërkombëtare dhe është prezantuar në festivale të shumta të fotografisë, përfshi Formatin (MB), Foto: Israel, Les Rencontres d’Arles (Francë). Jens Schwarz kohët e fundit dha mësim për fotoreporter dhe fotografinë dokumentare në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Mynihut, Fakulteti i Dizajnit.
www.jensschwarz.com
www.themmuns.net
Tirana-Project flyer - Gjermanisht