Slider

Të tjera

Ekspozitë dhe film

Kontributet ndërkombëtare përfshirë edhe ato nga Shqipëria, do të shfaqen në një ekspozitë virtuale në qershor 2021. Punimet e pjesëmarrësve nga Shqipëria do të prezantohen në Goethe-Zentrum Tiranë në 6 maj. 

Më pas do të shfaqet filmi nga Marc Rothemund „Sophie Scholl- Die letzten Tage“,open-air gjermanisht me titra anglisht.

Kujdes: Kërkohet të rezervoni! Aktiviteti do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Për regjistrimin tuaj lutemi të dërgoni emrin, numrin e telefonit, adresën e emailit si dhe nëse jeni të interesuar për ekspozitën apo filmin. Hyrja do të jetë e mundur vetëm, nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën.

 

  • Hapja: 06 maj 2021
  • Ekspozita: ora 18.00
  • Filmi: ora 19.00 
  • Vendi: Goethe-Zentrum Tiranë