Slider

Të tjera

Ekspozita „Pushteti i ndjenjave. Gjermani 19 | 19“

Politika me sa duket po udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga ndjenjat. Ne jetojmë në një kohë tensioni të vazhdueshëm. Faktet vihen në pikepyetje nga të vërtetat e perceptuara në mënyrë intuitive. Radikalët e të gjitha kaheve po gjejnë gjithnjë e më shumë përkrahje me përgjigjet e tyre të thjeshta në lidhje me çështjet komplekse. Këtu gjen pikënisjen dhe ekspozita “Pushteti i ndjenjave. Gjermani 19 | 19 ” duke hedhur një vështrim historik dhe emocional përgjatë 100 viteve të fundit në Gjermani.

Kjo ekspozitë e përgatitur nga Fondacioni "Kujtesa, Përgjegjësia dhe E Ardhmja" (EVZ) dhe Fondacioni Federal për Trajtimin e së Shkuarës -SED u konceptua nga historianet Ute dhe Bettina Frevert. Në zanafillë janë 20 emocione, të cilat i kanë dhënë formë 100 viteve të shkuara duke sfiduar me intensitetin e tyre politikën dhe shoqërinë e sotme.

Ekspozita zhvillohet nën kujdesin e Ministrit të Jashtëm Federal Heiko Maas. Në bashkëpunim me Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme dhe Goethe-Institut që në vitin 2019 ekspozita ka udhëtuar në mbarë botën nga Vancouver deri në Sidney.

Në faqen e internetit www.machtdergefuehle.de ka materiale didaktike për integrimin e ekspozitës në programin mësimor.

Ekspozita do të shfaqet në mjediset e jashtme të Goethe-Zentrum për 2 javë duke nisur nga data 19 tetor nga e hëna deri të premten në orarin 9.00 – 20.00. Tekstet dhe videot e ekspozitës janë në gjuhën angleze.