Slider

Të tjera

Bisedë ”Më fol për Europën”

Europa është më shumë sesa një kontinent apo ide. Europën e bëjnë njerëzit dhe historitë e tyre të panumërta. ”Arkivi i Zërave” ka mbledhur intervista të dëshmitarëve europianë të kohës, lindur para vitit 1945, të cilët me kontributin e tyre intelektual kanë shenjuar hapësirën europiane të mendimit.Nga Shqipëria është intervistuar artisti dhe aktivisti Maks Velo (1935 – 2020), i cili është tashmë pjesë e ”Arkivit Europian të Zërave”.

Nga Londra në Moskë, nga Roma në Helsinki – në këtë cikël aktivitetesh të Goethe-Institut në 13 kryeqytete kujtimet e këtyre europianëve të njohur risillen në dritën e zhvillimeve aktuale në Europë. Në Tiranë bashkëbisedojnë artistja dhe intervistuesja e Maks Velos Mariana Kostandini (Paris), gazetarja Nora Sefa (Frankfurt), studiuesja e çështjeve të kulturës Melanie Henke (Vilnius) dhe gazetari dhe përkthyesi Ben Andoni (Tiranë) rreth jetës dhe ndikimit të Maks Velos, rreth përvojave të tyre personale dhe perspektivës europiane. Biseda do të moderohet nga shkrimtari dhe studiuesi Arian Leka (Tiranë).

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2020 "Perspektiva: Evropa".

Kujdes: kërkohet të rezervoni! Aktiviteti do të zhvillohet përpara një publiku të kufizuar open-air dhe me hyrje të lirë. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me e-mail në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri 48 orë përpara fillimit të aktivitetit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës e-mail si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e aktivitetit. Hyrja do të jetë e mundur vetëm nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë aktivitetit të mbani maskën.

Gjermanisht dhe shqip me përkthim simultan.
Ky aktivitet organizohet nga Goethe-Zentrum dhe Ambasada Gjermane Tiranë.