Slider

Të tjera

Kampi virtual PASCH 2020 me temë: “shoqëria civile”!

Trego angazhimin tënd! Dëshiron të punosh për të ardhmen me nxënës nga vende të ndryshme dhe të mësosh këndvështrimet e tyre? Dëshiron të marrësh pjesë në workshope emocionuese dhe të japësh një kontribut për shoqërinë civile? Atëherë mund të aplikosh për një bursë të Goethe- Institut për të marrë pjesë në një kamp virtual në një platformë mësimore 3D.

Ky takim virtual do të zhvillohet nga 2 deri në 11 korrik 2020 në platformën mësimore WBS Learnspace 3D. Do të ketë detyra të shumta në gjuhën gjermane (janë planifikuar video, eksplorime të lira, si dhe mbrëmje filmash e lojërash).

 

Pse ia vlen të marrësh pjesë në këtë konkurs?

  • Ke mundësinë të merresh me tema rreth shoqërisë civile dhe të kuptosh rëndësinë e kësaj iniciative.
  • Ke mundësinë të njohesh të rinj nga vende të tjera dhe të shkëmbesh ide me ta.
  • Ke mundësinë të marresh pjesë në workshop-e të lidhura me projektin dhe në të njejtën kohë përmirëson njohuritë e gjermanishtes.

Për të marrë pjesë në kampin virtual PASCH- 2020 duhet të:

Krijo një Video (max. 2 minuta) ku tregon dicka për pikat e mëposhtme :

  • Përse dëshiron të marrësh pjesë në këtë kamp?
  • Si do të bëheshe pjesë aktive e një ndryshimi në shoqërinë në të cilën jeton?
  • Cila është motoja që do të përdorje për të sensibilizuar të tjerët?

Një komision do të shqyrtojë të gjitha aplikimet! Me pak fat do të jesh një nga fituesit nga Shqipëria!

Komisioni vlerëson:

Përmbajtjen: Ju mund të argumentoni mirë dëshirën tuaj për të marrë pjesë në kampin virtual PASCH- 2020 dhe të jeni bindës për angazhimin tuaj.

Aspektin gjuhësor: Ju përdorni njohuritë tuaja të gjermanishtes me mençuri. Autenticiteti dhe kuptueshmëria luajnë një rol më të rëndësishëm se saktësia gramatikore.

 

Kushtet për pjesmarrje:

  • Jeni 13-15 vjeç
  • Niveli gjuhësor A2
  • zotëron kompetencë dixhitale
  • Dërgo videon tënde deri 10.06.2020 në :Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.



Mirëpresim videot tuaja!