“Në gjurmët e natyrës”.Natyrë – Aventurë – Argëtim

Çfarë? Goethe-Sommercamp lidhur me temën "Në gjurmët e natyrës".
Pse? Për të thelluar njohuritë tuaja në gjermanisht. Për të eksploruar natyrën. Për tu argëtuar.
Ku? Në Greqi, në një fshat piktoresk malor pranë Nafpaktos.
Kush? Nxënës dhe nxënëse nga 9 shtete, të moshës 12-14 vjeç nga niveli A2 e lart.
Kur? Më datë 05.07. - 14.07.2019
Apliko tani!
Për të marrë pjesë në kamp, dërgo një kërkesë në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Prezantohu dhe përgjigju pyetjes së mëposhtme: "Si mund të mbrojmë më mirë natyrën?"
Krijo NJË ide, përshkruaj në mënyrë sa më konkrete NJË problem dhe ofro zgjidhjen TËNDE. Sigurohu t'i përgjigjesh pyetjeve të mëposhtme: Ku? Kush? Kur? Pse? Sa kohë? Çfarë? etj.
Prezanto idenë tënde me anë të një videoje të shkurtër, maksimumi 60 sekonda dhe dërgoje në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Tre videot më të mira do të fitojnë një bursë për në kampin veror.
Afati: 31.05.2019
Mosha: Nuk duhet të ketë mbushur moshën 14 vjeç deri më datë 01.07.2019
Bursa përfshin
- Udhëtimin vajtje-ardhje për në Ano Chora, Nafpaktos
- Akomodimin
- Ushqimin
- Siguracionin shëndetësor
- Programin kulturor
- Orët mësimore në workshop-e dhe projekte
Shpallja e fituesve deri më 08.06.2019