HAMBACH! Festivali i demokracisë
Në këtë vend historik, ku në vitin 1832 u mblodhën deri 30.000 veta nga të gjitha shtresat dhe kombet e Europës festivali sjell në vëmendje thirrjen e tyre për emancipim dhe vetvendosje. Matchbox Hambacher Fest 2018 sheh përtej kufijve kombëtarë dhe jep impulse artistike për të kuptuar më mirë se si mund t’i jepet formë demokracisë së përbashkët – sot dhe në të ardhmen. Për këtë arsye Matchbox Hambacher Fest 2018 i drejtohet veçanërisht të rinjve nga e gjithë Europa, duke i ftuar ata për të shkëmbyer përvojat me të rinj nga Gjermania dhe për t’u njohur me përfaqësues të artit, kulturës, politikës dhe shkencës. Pjesëmarrja e bursistëve nga Shqipëria u mundësua nga Goethe-Zentrum. Informacione të mëtejshme në linkun http://www.hambach-festival.de/.