Slider

Të tjera

Konkursi “First Film First”

“First Film First” përbëhet nga katër module, të cilat zhvillohen përgjatë një viti dhe që u mundësojnë pjesëmarrësve të krijojnë projektin për filmin e tyre artistik të parë hap pas hapi përmes fazave të ndryshme të zhvillimit të projektit.

Programi u ofron pjesëmarrësve këto mundësi:

  • Mentorimin nga ekspertë të shquar evropianë të filmave për fazat e ndryshme të zhvillimit të projektit të filmit të parë artistik.
  • Artet dhe zejet e nevojshme për t’u futur në skenën profesionale ndërkombëtare.
  • Një vështrim të dorës së parë dhe njohuri praktike rreth botës evropiane gjithnjë e në ndryshim dhe bashkëkohore të bërjes së filmave.
  • Kontakte me disa nga vendimmarrësit, autorët dhe ekspertët më të rëndësishëm evropianë.

 

Për të mundësuar një afrimitet më personal “First Film First” përqendrohet vetëm te tetë pjesëmarrës, duke e përshtatur dhe modifikuar programin në mënyrë individuale për të përmbushur kështu nevojat specifike të secilit pjesëmarrës.

  • Qershor 2017
    Moduli 1: Zhvillimi i historive në skenarë
    në kuadër të Transylvania International Film Festival, Cluj-Napoca (Rumani)
  • Shtator 2017
    Moduli 2: Gjetja e një stili vizual të përveçëm për filmin tënd dhe zhvillime të tjera të skenarit
    në kuadër të “Manaki Brothers” International Cinematographers Film Festival, Bitola (Maqedoni)
  • Nëntor/Dhjetor 2017
    Moduli 3: Aktorë regjie
    në kuadër të Auteur Film Festival, Belgrad (Serbi)
  • Mars 2018
    Moduli 4: Bëhu gati për botën e madhe – Mblidh plaçkat e projektit dhe nisu
    në kuadër të Sofia International Film Festival, Sofia (Bullgari)

 

Programi përfundon me një prezantim të projekteve para një grupi ndërkombëtarësh relevantë i përbërë nga producentë, redaktorë të ngarkuar, kontraktorë dhe përfaqësues të fondeve në samitin e Sofiës, një nga tregjet lider rajonale të koproduksionit.

Afati i fundit i regjistirmit është data 1 mars 2017.

Informacione të mëtejshme për regjistrimin dhe procedurat e aplikimit do të gjeni në faqen e internetit të “Firs Film First”.