Shkolla e Frankfurtit 2.0 – Filozofia dhe mendimi kritik në epokën e internetit

Prezantim dhe në mbyllje diskutim në gjuhën angleze
Një bashkëpunim mes Ambasadës Gjermane dhe "Peizazhe të Fjalës"
Eric Jarosinski, ish-profesor i Letërsisë gjermane, është shndërruar vitet e fundit në një yll të rrjeteve sociale – me humor prej intelektuali dhe lojëra të zgjuara fjalësh rreth gjuhës gjermane. Duke eksploruar potencialin komik të gramatikës, letërsisë dhe filozofisë gjermane ai me kanalin e tij në Twitter @NeinQuarterly ka ngritur në mbarë globin një komunitet të gjerë, besnik dhe të larmishëm simpatizantësh. Aktualisht janë më shumë se 130.000 lexues në më tepër se 100 vende. Nein@Quarterly shfaqet gjithashtu në versionin e printuar në gazetën javore "Die Zeit".
Ardian Vehbiu është gjuhëtar, përkthyes dhe autor i 12 librave (letërsi artistike dhe studimore). Ai është themelues dhe editor i Peizazhe të Fjalës, një reviste online, që fillimisht, më 2007, u shfaq si Blog. Libri i tij më i fundit "Ndërhyrjet e Zotit Shyti" është një koleksion aforizmash.
"I hate Twitter. I think it should be prohibited – but Jarosinski's Nein. is the only exception, the only reason that justifies it! He is like a radical Norman Bates from Psycho intervening with his tweets which are like fast cuts with a knife!" – Slavoj Žižek
- Vendi i zhvillimit: Tulla Culture Center, Rr. "Hiqmet Delvina", Tirana
- Data: të martën, 10 maj 2016, ora 19:00
- Hyrja: falas