UMI - Universi. Njeriu. Inteligjenca.
Ekspozita "Universi. Njeriu. Inteligjenca" është një bashkëpunim disavjeçar ndërmjet Institutit Gëte dhe Institutit "Max Planck", e cila synon të afrojë fëmijët dhe të rinjtë me shkencën, të nxisë kureshtjen për pyetjet e mëdha të njerëzimit dhe t’i frymëzojë ato për të ndekur këtë rrugë karriere në të ardhmen.
Ekspozita është e strukturuar në 5 module të pasuruara me imazhe, video dhe elemente virtuale interaktive. Temat e saj janë si më poshtë:
Tekstet e ekspozitës janë në gjuhën gjermane, por do të vihen në dispozicion dhe në gjuhën shqipe. Ekspozita është e shoqëruar me materiale didaktike në formën e kuiceve, ushtrimeve apo sfidave, të cilat janë të përshtatshme për grupmosha të ndryshme dhe mund të ofrohen si në shqip ashtu dhe në anglisht e gjermanisht.