Slider

Të tjera

“Qytete dhe peizazhe gjermane”

Ftesë për ekspozitën: Nga data 15 shkurt deri më datë 15 mars 2022, Goethe-Zentrum Tiranë do të prezantojë në oborrin e saj brendshëm ekspozitën “Qytete dhe peizazhe gjermane” të ideuar nga Goethe- Institut në Mynih. Nëpërmjet 15 posterave të mëdhenj, prezantojmë qytete, peizazhe dhe rajone të njohura dhe karakteristike në Gjermani. Ekspozita përfshin aspekte shumë të ndryshme, si natyra, koha e lirë, teknologjia dhe turizmi, apo historia dhe kultura. Nga Deti i Veriut në Alpe, nga Mynihu në Hamburg, nga Dresdeni në zonën e Ruhr.


Për secilin stacion ka materiale informuese, si dhe pyetje në formë kuizi në formën e një Rally. Gjithashtu, ekspozita është e didaktizuar për nivelet gjuhësore A1 dhe A2 me materiale mësimore, të cilat mësuesit mund t'i përdorin në orët e tyre të gjermanishtes. Nëse si mësues jeni të interesuar për këtë, ju lutemi të kontaktoni në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. .
Ju ftojmë përzemërsisht t'i hidhni një sy larmishmerise së Gjermanisë në një mënyrë interaktive dhe emocionuese. Hyrja në ekspozitë është falas dhe e mundur gjatë orarit të rregullt të hapjes së Goethe-Zentrum.
Informacione të mëtejshme mbi ekspozitën dhe materialet mësimore mund të gjenden në: https://www.goethe.de/de/spr/unt/ver/sul.html .