Ekspozite fotografike Spectrum
Goethe-Zentrum Tiranë ka kënaqësinë të prezantojë rezultatet e workshopit së fotografisë “Spectrum” nën drejtimin e fotografes shqiptaro- gjermane Orestia Kapidani. Fokusi i seminarit ishte njohja dhe eksplorimi i identitetit nëpërmjet fotografisë së portretit.
Fotografja dhe tetë nxënës të grafikës dhe pikturës nga Liceu Artisitik ”Jordan Misja” u takuan përgjatë tri fundjavave në këtë kuadër. Për ta, fotografia përfaqësonte një qasje të re artistike: procese të ndryshme fizike dhe teknike, hapësira të ndryshme emocionale, momente takimi me të panjohur të cilëve u marrin leje për të shkrepur foton e tyre. Ju ftojmë përzemërsisht t‘i hidhni një sy dhe t‘i njihni këto përvoja, të cilat nxënësit i fiksuan në fotografitë e tyre.
Ekspozita hapet në datën 14 dhjetor ora 17.00 në Galerinë e Liceut Artistik „Jordan Misja“ në Tiranë.
Pjesëmarrja juaj na gëzon!