Tepër larg

Goethe-Zentrum e prezanton këtë film të shfaqur në shumë festivale evropiane në kuadër të Tetorit Gjerman. I përshtatshëm për spektatorë/e të të gjtha moshave.
- Titulli: Tepër larg
- Regjia: Sarah Winkenstette
- Kohëzgjatja: 92 minuta
- Viti i shfaqjes së parë: 2019
- Gjuha: gjermanisht me titra në gjuhën shqipe
- Aktorët: Yoran Leicher (Ben), Sobhi Awad (Tariq), Anna König (Nane Lübertz), Andreas Nickl (Sven), Anna Böttcher (Frau Pawletta), Petra Nadolny (Direktorin Melanie), Tobias Schäfer (Felix), Julia Schmitt (Frau Loer), Soufjan Ibrahim (Kheder)
- Data: 17.10.2020, Ora:18:00, Goethe-Zentrum Tirana regjistrimi: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
- Hyrja: falas
Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2020 "Perspektiva: Evropa".
Kujdes: kërkohet të rezervoni! Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e shfaqjes. Hyrja do të jetë e mundur vetëm, nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën.