Hannah Arendt

Një film me tipare biografike për filozofen Hannah Arendt (1906-1975), mbi të gjitha me vëzhgimin dhe vlerësimin e saj në gjyqin kundër Adolf Eichmann në Jeruzalem. Filmi fokusohet në rrëfimin dinamik të portretit të një intelektualeje të jashtëzakonshme të shekullit të 20-të, ai lë gjithashtu mbresa me portretizimet intime të mjedisit të Nju Jorkut dhe të emigrantëve gjermano-hebrenj në fillim të viteve 60-të.
- Titulli: Hannah Arendt
- Regjia: Margarethe von Trotta
- Kohëzgjatja: 100 minuta
- Viti i shfaqjes së parë: 2012
- Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
- Aktorët: Hannah Arendt: Barbara Sukowa, Heinrich Blücher: Axel Milberg, Mary McCarthy: Janet McTeer, Lotte Köhler: Julia Jentsch, Hans Jonas: Ulrich Noethen, Kurt Blumenfeld: Michael Degen, Charlotte Beradt: Victoria Trauttmansdorff, Martin Heidegger: Klaus Pohl, William Shawn: Nicholas Woodeson
- Data: të enjten, 12 dhjetor 2019, ora 19:00
- Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimedias Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
- Hyrja: falas