Slider

Film

Herbert

“Herbert” flet për një ish-boksier, i cili edhe pas përfundimit të karrierës sportive, vazhdon të luftojë fuqishëm në jetën e tij – por si film kalon përtej zhanrit “film boksi”. Bëhet fjalë për historinë e një burri, i cili jeton i veçuar nga shoqëria. Në fillim ai është vazhdimisht në lëvizje, i palodhur dhe i gatshëm për dhunë. Regjia e filmit e thekson këtë turbulencë me përdorimin e gjerë të kamerës së dorës dhe të pamjeve filmike të prera shpejt. Drita shfaqet e kursyer dhe skenat në shumë raste duken të zymta. Vetëm gjatë fundit, kur Herberti i afrohet vdekjes së tij pamjet nisin të bëhen më të çelëta, më miqësore dhe më të ngadalta. Ky inskenim me këtë lloj intensiteti dhe besueshmërie realizohet kaq mirë falë aktorit kryesor Peter Kurth, i cili për këtë rol u vlerësua në vitin 2016 me Çmimin Gjerman të Filmit, si ashtu dhe vetë filmi.

 

  • Titulli: Herbert
  • Regjia: Thomas Stuber
  • Kohëzgjatja: 109 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2016
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Peter Kurth, Lina Wendel, Lena Lauzemis, Edin Hasanovic, Reiner Schöne, Udo Kroschwald, etj.
  • Data: të enjten, 15 mars 2018, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas