Slider

Film

Koha e Kanibalëve

Filmi “Koha e Kanibalëve” paraqet një grotesk si tepër të ftohtë ashtu dhe depërtues për rënien nga tempujt madhështorë të sqimës drejt e në gjëmën e nëndheshme të Hadesit – ndërkohë që çetarë myslimanë sulmojnë edhe hotelin. (Ralph Eue – historian filmash)

Deklaratë e regjisorit:
“Koha e Kanibalëve” flet për botët e brendshme të tre konsulentëve, të cilët ngrenë dhe likuidojnë për një kompani të paemër dhe ndërkombëtare degë prodhimi nëpër të gjithë botën. Mjeshtra marionetash me pushtet global, të cilët veprojnë përtej politikës e që nuk duhet të japin llogari përpara botës, kanë për qëllim vetëm ngjitjen në karrierë dhe rritjen e fitimeve të firmave të tyre.
Jeta e tyre çmohet nga efikasiteti, çka është edhe arsyeja që e kalojnë kohën e tyre nëpër suita, lunzhe dhe salla konferencash të hoteleve, të cilat ngjasojnë me njëra-tjetrën në çdo vend të botës. Aty punojnë, flenë e hanë. Aty presin klientët e tyre e aty bëjnë mbledhjet. Filmi tregon anën groteske të këtij burgu luksoz. Sistemet koordinuese të heronjve nuk orientohen sipas realitetit, por sipas botës së artit të krijuar nga vetë ata. Realiteti i vetëm që vlen për ta është shërbimi në dhomë dhe mjetet për optimizimin e kompanisë së tyre.
Gjendja e kapitalizmit shpërthyes është përshkruar vitet e fundit në mënyrë tejet adekuate, vullneti për rregullim është një konsensus shoqëror. Por prapëseprapë zotëron kryeneçësia. Ndonëse e qartë për këtë fenomen, politika nuk arrin të çlirohet nga shtrëngimi i biznesit.
Këtë gjendjen absurde mund ta vësh vetëm përballë një filmi absurd. Kjo është edhe arsye pse filmi “Koha e Kanibalëve” plotëson rrymat aktuale të kinemasë gjermane, pikërisht sepse nuk i nënshtrohet realitetit. Është një film i xhiruar i gjithi në studio. Kuintat para dritareve të dhomës së hotelit janë prej kartoni dhe mjegulle artistike. Karakteret janë paraqitur në një formë shumë të thjeshtuar, kurse aksioni rrëshqet drejt surrealitetit.

  • Titulli: Koha e Kanibalëve
  • Regjia: Johannes Naber (regjisor i filmit "Der Albaner")
  • Kohëzgjatja: 93 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2014
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Devid Striesow, Sebastian Blomberg, Katharina Schüttler, etj.
  • Data: të enjten, 19 maj 2016, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas
  • Trailer: YouTube trailer