Kur do të jetë përsëri si asnjëherë më parë?

Të kalosh fëmijërinë dhe adoleshencën në një spital psikiatrik nuk është gjë e pazakontë për Joachimin – babai i tij është drejtori i këtij institucioni. Kur je vetë disi më ndryshe nga të tjerët, mund të jetë madje ngushëlluese të jetosh në një vend ku kufijtë e "normalitetit" janë gjithmonë të lëvizshëm. Bazuar në bestsellerin autobiografik të Joachim Meyerhoff, regjisore Sonja Heiss rrëfen historinë e rritjes së një djali në vitet ’70 deri në fund të viteve ’90. Një histori familjare dhe kujtimesh, me gjithë uljet dhe ngritjet e saj: nga shpërthimet e inatit fëmijëror deri te dashuria e parë, nga grindjet dhe ndarja e prindërve deri te përballja me vdekjen dhe humbjen. Një film për jetën – i treguar me ndjenjë, por edhe me humor.
- Titulli: Kur do të jetë përsëri si asnjëherë më parë?
- Regjia: Sonja Heiss
- Kohezgjatja: 116 Minuta
- Viti: 2023
- Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
- Data: E martë, 03 qershor 2025, ora 19:30
- Vendi: Goethe Zentrum Tirana
- Hyrja: E lire