Pavarësisht miqësisë së tyre të tensionuar, Konradi arrin ta bindë Romin të nisen për një udhëtim në bregdet gjatë pushimeve të verës. Kur rrugës u bashkohen shoku i Romit, Julian dhe vajza e panjohur Nele, Konradi fillon të mendojë se ky udhëtim ishte një ide e keqe. Shpejt bëhet e qartë se udhëtimi i tyre është më shumë se thjesht një aventurë verore. Ndërsa njëri lufton me fantazmat e së kaluarës, tjetri nuk ka asnjë plan për atë që dëshiron në të vërtetë nga jeta. Edhe bota e përsosur e Romit nuk është gjithmonë ashtu siç duket. Mbase ky udhëtim mund t’i ndihmojë t‘i shohin gjërat më qartë? Një gjë është e sigurtë: secili ka sfidat e veta për të përballuar dhe rruga do të jetë krejt ndryshe nga sa ishte pritur.
Filmi „Nesër diku buzë detit“ u shpall fitues i çmimit të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Schlingel, duke u vlerësuar si filmi më i mirë për të rinjtë në Gjermani për vitin 2023.
Përse do të jetë një mbrëmje unike?
Regjisori Patrick Büchting do të jetë i pranishëm në shfaqjen e filmit dhe do të jetë në dispozicion për pyetje dhe biseda.
- Titulli: Nesër diku buzë detit
- Regjia: Patrick Büchting
- Kohëzgjatja: 84 minuta
- Viti i shfaqjes së parë: 2023
- Gjuha: gjermanisht me titra shqip
- Data: të enjten, 6 mars 2025, ora 19:00
- Vendi: Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Kinostudio, Rr. Aleksandër Moisiu, Nr.78 Tiranë
- Hyrja: falas