Slider

Theater

Marius von Mayenburg lindi më 21 shkurt 1972 në Mynih. Në vitin 1994, Mayenburg filloi studimet në Hochschule der Künste në Berlin. Drama e tij e parë, “Haarmann”, u vu në skenë në Deutsches Theater në Berlin më 1996. Që nga viti 1999 ai është dramaturg në Schaubühne në Berlin. Ai u bë i njohur kryesisht me dramën e tij “Fireface”, shkruar në 1997. Shfaqja ishte produksion i teatrit bashkiak të Mynihut më 1998. Më pas Marius von Mayenburg është i pranishëm në Teatrin Kleist në Frankfurt dhe në Deutsches Schauspielhaus në Hamburg.

Performanca e Hamburgut fitoi vëmendjen më të madhe të kritikës ndërkombëtare. Më vonë drama e tij “Perplex” pati premierën e saj në gjuhën angleze në Prill 201i4 në Sydney Theater Company në Australi dhe drama tjetër “Martiri” u shfaq në Teatrin Unicorn në Londër në Tetor 2015, por edhe në Kosovë më 2018. Te “Eldorado”, dramë e shkruar në vitin 2006, përtej pamjes së drejtpërdrejtë të teksturës shtrohet një pyetje kokëfortë: Si mund të vazhdojmë të jetojmë, kur krime të papërshkrueshme po kryhen në emër të demokracisë dhe qytetërimit Perëndimor?

Regjisor i shfaqjes është Stefan Çapaliku, skenograf Sadik Spahija, koreograf Gjergj Prevazi. Interpretojnë: Suela Bako, Ervin Doko, Andja Xhunga, Bes Bitraku, Ina Morinaj, Ledian Gjeçi.

Premiera e shfaqjes do jetë me datë 25 Tetor në Durrës. Më pas shfaqja do jepet edhe në Tiranë e Shkodër.

 

 

  • “Eldorado”
  • Data: 25.10. Ora:19.00 Premiera në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës
  • Data: 29.10. Ora:19.00 ArTurbina, Tiranë
  • Data: 30.10. Ora:18.00 ArTurbina, Tiranë
  • Data: 31.10. Ora:19.00 Teatri “Migjeni” Shkodër”
  • Hyrja e lirë!

 

 

Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2019 "gur-gur bëhet URË". Të gjitha aktivitetet mund të gjenden në faqen tonë të internetit: www.tetori-gjerman.com dhe në aplikacionin tonë, të cilin mund ta shkarkoni nëpërmjet këtij linku: