Slider

TestDaF

Provimi TestDaF është një provim gjuhe i nivelit të përparuar. Ai përfshin nivelet B2 deri në C1 të shkallës gjashtënivelëshe të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj).

Nëse e kaloni TestDaF-in me notën 4 në të katra pjesët e provimit, atëherë dëftesa e marrë nga ky provim vlen si dëshmi pranimi në pothuaj të gjitha lëndët dhe degët e shkollave të larta në Gjermani.

Provimi TestDaF është gjithashtu edhe një dëshmi e njohurive tuaja gjuhësore për projekte shkencore dhe profesione akademike, e cila njihet në rang ndërkombëtar.

Për këtë provim nuk nevojiten njohuri teknike specifike.

    Nëse kaloni me sukses provimin TestDaF, ju dëshmoni që jeni në gjendje:
  • të shkëpusni nga tekste të ndryshme të shkurtra hollësi të rëndësishme;
  • të kuptoni detaje dhe tërësinë e teksteve gazetareske dhe shkencore, të cilat trajtojnë tema shkencore ose politiko-shoqërore;
  • të shkëpusni informacione të hollësishme nga situata të jetës së përditshme;
  • të ndiqni intervista apo diskutime me tema studimore apo të përgjithshme shkencore;
  • të kuptoni referate rreth temave shkencore;
  • të krijoni një tekst të qartë dhe të strukturuar mirë dhe të sillni argumente;
  • të përshkruani, përmblidhni dhe krahasoni të dhëna të ndryshme;
  • të mbani qëndrim, duke argumentuar në diskutime dhe biseda të ndryshme, të jepni alternativa si edhe të ngrini hipoteza.

Materiale ushtrimore

Regjistrimi: Pjesëmarrësit regjistrohen direkt në faqen e internetit të institutit TestDaF. Tarifa e provimit në euro mund të paguhet vetëm online me kartë krediti. Nëse ju nevojitet ndihmë për plotësimin e formularit online, kolegia jonë ju ndihmon me kënaqësi gjatë orarit të punës së zyrës së regjistrimeve.

DATAT E PROVIMEVE TË TESTDAF-IT 2025–2027


06.01.2025 - 12.09.2025 16.10.2025 duke filluar nga 27.11.2025* 160€
01.09.2025 - 19.12.2025 10.02.2026 duke filluar nga 24.03.2026* 160€
05.01.2026 - 17.04.2026 19.05.2026 duke filluar nga 30.06.2026* 160€
05.01.2026 - 03.06.2026 09.07.2026 duke filluar nga 27.08.2026* 160€
05.01.2026 - 11.09.2026 15.10.2026 duke filluar nga 26.11.2026* 160€
01.09.2026 - 10.01.2027 20.01.2027
TestDaF digjital
duke filluar nga 11.02.2027* 160€
01.09.2026 - 13.12.2026 02.02.2027
TestDaF në letër
duke filluar nga 16.03.2027* 160€
02.11.2026 - 19.02.2027 03.03.2027
TestDaF digjital
duke filluar nga 24.03.2027* 160€
04.01.2027 - 02.04.2027 14.04.2027
TestDaF digjital
duke filluar nga 05.05.2027* 160€
04.01.2027 - 12.04.2027 13.05.2027
TestDaF në letër
duke filluar nga 24.06.2027* 160€
04.01.2027 - 25.05.2027 08.06.2027
TestDaF digjital
duke filluar nga 29.06.2027* 160€
04.01.2027 - 19.07.2027 19.08.2027
TestDaF në letër
duke filluar nga 30.09.2027* 160€
04.01.2027 - 05.08.2027 19.08.2027
TestDaF digjital
duke filluar nga 09.09.2027* 160€
04.01.2027 - 09.08.2027 15.09.2027
TestDaF në letër
duke filluar nga 27.10.2027* 160€
04.01.2027 - 03.09.2027 15.09.2027
TestDaF digjital
duke filluar nga 06.10.2027* 160€
04.01.2027 - 09.09.2027 07.10.2027
TestDaF në letër
duke filluar nga 18.11.2027* 160€
04.01.2027 - 26.09.2027 07.10.2027
TestDaF digjital
duke filluar nga 28.10.2027* 160€
04.01.2027 - 11.10.2027 11.11.2027
TestDaF në letër
duke filluar nga 23.12.2027* 160€
04.01.2027 - 29.10.2027 11.11.2027
TestDaF digjital
duke filluar nga 02.12.2027* 160€
* Data e publikimit të rezultateve nënkupton datën e çeljes së portalit online të kandidatit, ku do të publikohen rezultatet e provimit. Burimi: www.testdaf.de