Deri në gjysmë të rrugës

Franku dhe Simona kanë realizuar ëndrrën e tyre dhe jetojnë së bashku me të dy fëmijët në një shtëpi të vogël në mes të një blloku shtëpish të ngjashme në periferi të qytetit. Ata janë një çift i lumtur, por deri në ditën kur te Franku diagnostikohet një tumor në tru. Kjo e bën familjen të përballet në mënyrë të papritur me vdekjen.

Diagnozoa e mjekut s’ka asnjë dyshim – tumori është i paoperueshëm, vdekja do të vijë shumë shpejt dhe koha për të dhënë lamtumirën është shumë e shkurtër. Të gjitha këto ia vështirësojnë Frankut edhe më tepër vdekjen.

Mënyrën, se si mund t’i bësh ballë kësaj situate, për veten dhe për rrethin familjar, pra, për të gjithë njerëzit e shtëpisë, na e tregon regjisori Andreas Dresen në këtë dramë prekëse dhe njëkohësisht aspak të ndjeshme. Një ngjarje e frymëzuar nga përvojat e njerëzve që e rrethojnë atë.

Pjesa më emocionuese e këtij filmi: vështrimet e drejtuara nga këto anë, ku të tjerët ose kthejnë kokën tutje ose i veshin ato që shohin me metafora të ndryshme.

Të shohësh pjesëtarët e familjes, t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit, është prekëse dhe ngushëlluese në të njëjtën kohë. Duke përjetuar nga afër jetën e Frankut, që sa vjen e pakësohet dhe arsyetimet e tija, që dalëngadalë veniten në hiç, regjisori i zhvesh vdekjes një pjesë të madhe të tmerrit, që ajo përcjell.

  • Titulli: Deri në gjysmë të rrugës
  • Regjia: Andreas Dresen
  • Kohëzgjatja: 109 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2011
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Steffi Kühnert, Milan Peschel, Talisa Lilli Lemke, Mika Nilson Seidel, Ursula Werner, Marie Rosa Tietjen, Otto Mellies, Christine Schorn, Christine Schorn, Bernhard Schütz, Thorsten Merten, etj.
  • Data: të enjten, 15 qershor 2017, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas


Aktualizimi i fundit: 02.06.2017
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑