Slider

Të tjera

Fjalë kundër heshtjes – Letërsia mes ideologjisë dhe identitetit

Goethe-Zentrum ju fton në mbrëmjen letrare "Fjalë kundër heshtjes – Letërsia mes ideologjisë dhe identitetit".

Në këtë veprimtari marrin pjesë autorët:

  • Lindita Arapi: Autore e romaneve si "Vajzat me çelës në qafë" (2010) dhe "Motrat shqiptare" (2023), përkthyese dhe bashkëpunëtore me Deutsche Welle.
  • Arian Leka: Shkrimtar dhe kërkues shkencor, autor i 21 librave, fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, themelues i programit të rezidencave letrare POETEKA.

Biseda do të moderohet nga Marsela Likaj, pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe përkthyese e angazhuar e letërsisë gjermanishtfolëse.

Ky takim do të trajtojë marrëdhënien mes letërsisë, ideologjisë dhe kërkimit të identitetit.

🗓️ Kur: E mërkurë, 23 Prill 2025
Ora: 18:30
📍 Ku: Goethe-Zentrum

Veprimtaria do të zhvillohet në gjermanisht dhe shqip, me përkthim.

Hyrja është e lirë!
Për pjesëmarrje, ju lutemi konfirmoni në: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Ju mirëpresim!