ACROSS GENERATIONS
Në kuadrin e një bashkëpunimi ndërkombëtar përgjatë një serie trajnimesh specialistët e edukimit nga muze të ndryshme zhvillojnë formate dhe metoda për punën edukative në muze me përfshirjen e disa gjeneratave.
Rezultatet e projektit përmblidhen në një paketë metodike, e cila i ruan dhe njëkohësisht bën të mundur transferimin e koncepteve të krijuara tek institucionet e tjera të kulturës.
RRETH PROJEKTIT:
ACROSS GENERATIONS është një projekt i fushës së edukimit kulturor.
Në kuadrin e këtij projekti do të testohet në disa nivele se si mund të nxitet bashkëveprimi dhe përçimi i dijes nëpërmjet trajtimit të artefakteve të muzeve. Duhen analizuar potencialet që ofron muzeu si hapësirë rekreative dhe vendtakim i ri për gjenerata të ndryshme. Gjithashtu duket evidentuar vlera e shtuar për institucionet e kulturës nga përvoja me vizitorët e rinj.
Nga projekti pritet që nëpërmjet „optikës ndërkombëtare“ të nxirren përfundime të rëndësishme për punën e përditshme me vizitorë të origjinave dhe moshave të ndryshme si dhe të jepen impulse për diversifikimin e domosdoshëm të institucioneve të kulturës. Ky shkëmbim ndërmjet specialistëve të fushës shoqërohet nga një debat ndërkombëtar rreth koncepteve të reja e të diferencuara të familjes si dhe ndryshimeve politike dhe shoqërore.
ACROSS GENERATIONS – Të mësosh nga arti, kultura dhe njëri-tjetri është një projekt i nisur në vitin 2021 nga Institutet Gëte në Europën Juglindore dhe Staatliche Museen zu Berlin.