Imazhe të Shkencës
Ekspozita “Imazhe të Shkencës” e Shoqërisë Max Planck, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Tiranë dhe Goethe-Zentrum Tirana, u prezantua në vende të ndryshme të Shqipërisë. Hapja u mbajt më 18–19 shtator 2026 në shkollën “Selim Alliu”.

Shkenca na lejon të shohim përtej asaj që kap syri. Ekspozita paraqet imazhe nga puna e studiuesve të më shumë se 80 instituteve Max Planck: fotografi, mikroskopi me dritë, elektronike dhe atomike, si edhe simulime kompjuterike. Këto pamje zbulojnë fenomene dhe struktura që zakonisht mbeten të padukshme.