Projeksion filmi dhe bisedë me regjisoren Isabella Gresser
Filmi ese i artistes Isabella Gresser rreth filozofit Byung-Chul Han është vlerësuar me çmime të shumta. Ai shtjellon fenomenin e lodhjes dhe simptomat e tij. Artistja e shoqëron filozofin në vendlindjen e tij Seul dhe në vende të rëndësishme për të në Berlin. Ajo e bën të prekshëm filozofin, i cili jeton i tërhequr dhe thuajse pa asnjë dalje në publik duke shtruar njëkohësisht pyetjen, se në çfarë mënyre duam të jetojmë.
Regjisorja e filmit Isabella Gresser jeton si artiste vizuale në Berlin. Ajo ka studiuar ndërmjet të tjerash me Marina Abramovic dhe në Universitetin e Arteve Berlin.
- Titulli: Shoqëria e lodhjes
- Data: të premten, 12 prill 2019, ora 19:00
- Vendi: Zeta Gallery
- Hyrja: falas