Slider

Rezultate

Njoftime për punësim dhe praktikë pranë Goethe-Zentrum Tirana

Njoftim vend i lirë pune

Mësues/e për Gjermanishten si Gjuhë e Huaj

Goethe-Zentrum Tirana kërkon mësues/e për Gjermanishten si Gjuhë e Huaj me kohë të pjesshme duke filluar nga Shkurti 2025.

Ngarkesa mësimore është rreth 12 orë mësimore në javë (à 45 minuta).

Kërkesa:

  • Gjermanishtja në nivelin e gjuhës amtare ose dëshmi për kompetencë gjuhësore në nivelin C2
  • Studime universitare të përfunduara dhe kualifikim DaF (Gjermanishtja si Gjuhë e Huaj)
  • Përvojë e dëshmuar në mësimdhënie në fushën e gjermanishtes si gjuhë e huaj
  • Gatishmëria për të marrë pjesë rregullisht në ofertat e trajnimit të Goethe-Zentrum
  • Gatishmëria për të punuar me mediat e reja në mësimdhënie (tabela e bardhë dixhitale, regjistri dixhital i klasës)
  • Kompetencë ndërkulturore dhe aftësi për të punuar në ekip
  • Fleksibilitet dhe gatishmëria për të mbajtur mësim në mbrëmje

Ne ofrojmë:

  • Mundësi angazhimi në të gjitha nivelet
  • Një aktivitet interesant me të rinj dhe të rritur të motivuar
  • Një kolektiv mësuesish të hapur dhe dinamik
  • Një gamë të gjerë materialesh dhe materiale mësimore aktuale
  • Klasa me pajisje teknike shumë të mira
  • Ofertë të larmishme trajnimesh dhe mbështetje për zhvillimin profesional
  • Pagesë të lartë sipas standardeve lokale

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj me dokumentet e zakonshme (letër motivimi e hollësishme, jetëshkrim dhe dëshmi) në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..


Njoftim vend vakant

Punonjës logjistike me kohë të pjesshme

Goethe Zentrum Tirana kërkon të rekrutojë punonjës logjistike me kohë të pjesshme.

Detyrat Kryesore:

  • Mbikëqyrja e rregullsisë së përgjithshme, pastërtisë dhe sigurisë në qarkullim.
  • Koordinimi dhe realizimi i punëve të përgjithshme të godinës, siç janë: ndërrimi i llambave, montime të vogla ose riparime dhe punime restauruese.
  • Regjistrimi i dëmeve, siguria e vendeve të dëmtuara dhe marrja e masave të menjëhershme.
  • Mirëmbajtja dhe kujdesi për pajisjet dhe hapësirat e mjedisit të jashtëm.
  • Mbështetje në punët e pastrimit dhe lëvizjeve.
  • Mbikëqyrja e punëve të kryera nga kontraktorë të jashtëm.

Kërkesat:

  • Shqipja si gjuhë amtare.
  • Njohuri të gjuhës gjermane përbëjnë avantazh.
  • Diplomë e arsimit të lartë.
  • Eksperiencë e mëparshme pune si punëtorë mirëmbajtje.
  • Aftësi të mira profesionale dhe një ndjenjë e fortë për rendin.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të strukturuar.
  • Patenta përbën avantazh.
  • Gatishmëri dhe aftësi për bashkëpunim në ekip dhe orar të punës fleksibël.

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • Letër motivimi.
  • CV me foto të fundit.
  • Kopje të dokumenteve të kualifikimeve (diploma, dëshmi shkollash, arsimore dhe të punës, letër rekomandimi).

Aplikimet duhet të dorëzohen deri më datë 15.05.2025, përmes e-mail në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.