Njoftim vend i lirë pune
Mësues/e për Gjermanishten si Gjuhë e Huaj
Goethe-Zentrum Tirana kërkon mësues/e për Gjermanishten si Gjuhë e Huaj me kohë të pjesshme duke filluar nga Shkurti 2025.
Ngarkesa mësimore është rreth 12 orë mësimore në javë (à 45 minuta).
Kërkesa:
- Gjermanishtja në nivelin e gjuhës amtare ose dëshmi për kompetencë gjuhësore në nivelin C2
- Studime universitare të përfunduara dhe kualifikim DaF (Gjermanishtja si Gjuhë e Huaj)
- Përvojë e dëshmuar në mësimdhënie në fushën e gjermanishtes si gjuhë e huaj
- Gatishmëria për të marrë pjesë rregullisht në ofertat e trajnimit të Goethe-Zentrum
- Gatishmëria për të punuar me mediat e reja në mësimdhënie (tabela e bardhë dixhitale, regjistri dixhital i klasës)
- Kompetencë ndërkulturore dhe aftësi për të punuar në ekip
- Fleksibilitet dhe gatishmëria për të mbajtur mësim në mbrëmje
Ne ofrojmë:
- Mundësi angazhimi në të gjitha nivelet
- Një aktivitet interesant me të rinj dhe të rritur të motivuar
- Një kolektiv mësuesish të hapur dhe dinamik
- Një gamë të gjerë materialesh dhe materiale mësimore aktuale
- Klasa me pajisje teknike shumë të mira
- Ofertë të larmishme trajnimesh dhe mbështetje për zhvillimin profesional
- Pagesë të lartë sipas standardeve lokale
Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj me dokumentet e zakonshme (letër motivimi e hollësishme, jetëshkrim dhe dëshmi) në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Praktikë pranë Goethe-Zentrum Tirana
Goethe-Zentrum Tirana ofron mundësinë e praktikës për studentët në semestrat e lartë. Ju do të fitoni një pasqyrë të detyrave të larmishme të një Goethe-Zentrum. Ju do të merrni pjesë aktive në planifikimin dhe organizimin e eventeve kulturore, do të merrni detyra në punën me kurset e gjuhës, në administratë, në bashkëpunimin arsimor për gjermanishten ose në informim.
Parakushte
- Në përgjithësi bëhet fjalë për një praktikë me kohë të plotë (d.m.th. 40 orë/javë).
- Shtetësia gjermane dhe/ose njohuri shumë të mira të gjermanishtes (nivel gjuhë amtare).
- Njohuri të gjuhës së vendit janë të dëshirueshme.
- Praktikantët duhet të jenë të regjistruar si studentë në një shkollë të lartë profesionale/universitet në Gjermani. Ata duhet të jenë së paku në semestrin e 3-të të studimeve dhe të mos jenë më të vjetër se 30 vjeç.
- Në kuadër të punës gjuhësore (kurse gjuhësore/bashkëpunim arsimor gjermanisht) preferojmë studentë nga fusha e gjermanistikës ose gjermanishtes si gjuhë e huaj.
- Praktikat duhet të përfshijnë në rregull së paku gjashtë javë, maksimalisht tre muaj.
- Praktikantët janë të detyruar të lidhin një sigurim privat aksidenti dhe një sigurim shtesë shëndetësor për jashtë shtetit për kohëzgjatjen e praktikës në Goethe-Zentrum.
Në varësi të marrëveshjes, është e mundur edhe mbikëqyrja e projekteve dhe përgjegjësive tuaja. Ju jeni të lutur të formuloni interesat dhe pikat tuaja të forta në aplikimin tuaj. Ne presim nga ju njohuri paraprake në fushën e gjermanishtes si gjuhë e huaj, interes për kulturën dhe ndërmjetësimin kulturor, angazhim, iniciativë vetjake dhe ndjeshmëri ndaj hapësirës kulturore të Europës Qendrore dhe Lindore.
Njoftim vend vakant
Punonjës logjistike me kohë të pjesshme
Goethe Zentrum Tirana kërkon të rekrutojë punonjës logjistike me kohë të pjesshme.
Detyrat Kryesore:
- Mbikëqyrja e rregullsisë së përgjithshme, pastërtisë dhe sigurisë në qarkullim.
- Koordinimi dhe realizimi i punëve të përgjithshme të godinës, siç janë: ndërrimi i llambave, montime të vogla ose riparime dhe punime restauruese.
- Regjistrimi i dëmeve, siguria e vendeve të dëmtuara dhe marrja e masave të menjëhershme.
- Mirëmbajtja dhe kujdesi për pajisjet dhe hapësirat e mjedisit të jashtëm.
- Mbështetje në punët e pastrimit dhe lëvizjeve.
- Mbikëqyrja e punëve të kryera nga kontraktorë të jashtëm.
Kërkesat:
- Shqipja si gjuhë amtare.
- Njohuri të gjuhës gjermane përbëjnë avantazh.
- Diplomë e arsimit të lartë.
- Eksperiencë e mëparshme pune si punëtorë mirëmbajtje.
- Aftësi të mira profesionale dhe një ndjenjë e fortë për rendin.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të strukturuar.
- Patenta përbën avantazh.
- Gatishmëri dhe aftësi për bashkëpunim në ekip dhe orar të punës fleksibël.
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Letër motivimi.
- CV me foto të fundit.
- Kopje të dokumenteve të kualifikimeve (diploma, dëshmi shkollash, arsimore dhe të punës, letër rekomandimi).
Aplikimet duhet të dorëzohen deri më datë 15.05.2025, përmes e-mail në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.