Lamtumirë Evropë

"Lamtumirë Evropë" tregon në mënyrë episodesh pjesë nga jeta e shkrimtarit austriak Shtefan Zvajg në mërgim. Në kulmin e famës së tij botërore ai detyrohet të mërgojë jashtë vendit, i dëshpëruar dhe duke e ditur paraprakisht, që Evropa do të rrënohet. Historia e një emigranti, historia e humbjes së atdheut të vjetër dhe e gjetjes së një të riu.

Rio de Zhanero, Buenos Aires, Nju Jork dhe Petropolis janë katër stacionet e mërgimit të Shtefan Zvajgut, të cilat, edhe pse i ofruan strehim, mikpritje dhe natyrë madhështore tropikale, prapëseprapë nuk i jepnin qetësinë dhe atdheun, që ai kërkonte. Një film historik me pamje të forta për një artist të madh si dhe për kohën kur Evropa ishte në arratisje.

  • Titulli: Lamtumirë Evropë
  • Regjia: Maria Schrader
  • Kohëzgjatja: 10 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2016
  • Gjuha: gjermanisht me titra shqip
  • Aktorët: Josef Hader, Nicolau Breyner, Lenn Kudrjawizki, André Szymanski, João Cabral, Harvey Friedman, Tómas Lemarquis, etj.
  • Data: të martën, 17 tetor 2017, ora 19:00
  • Vendi: Kinema Millennium, shëtitore “Murat Toptani”, nr. 20, 1001 Tiranë
  • Hyrja: falas
  • Aktiviteti: në kuadër të Tetorit Gjerman


Aktualizimi i fundit: 21.07.2017
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑