Teater

  • 2017 © Ervin Çoba

    Kontrabasi

    Pjesa përbëhet nga monologu i një burri diku mes të tridhjetave, i cili është anëtar i orkestrës së shtetit dhe që në dhomën e tij të muzikës të izoluar nga zhurmat e jashtme dhe hermetikisht të shkëputur nga bota i flet publikut të tij plot empati për meritat e instrumentit të vetë. [Më shumë...]

  • 2016 © Mikel Hasko / Goethe-Zentrum Tirana

    Nata arabe

    “Nata arabe” është një tekst teatror i shkruar nga Roland Schimmelpfennig, i cili përbëhet nga pesë monologë të gërshetuar me një finesë të madhe artistike. Shfaqja është adaptuar nga regjisori Stefan Çapaliku në përputhje me realitetin suburban shqiptar. [Më shumë...]

  • 2015 © Jutta Benzenberg

    Opening Night – Jam Burrë!

    Çfarë do të thotë të jesh një burrë në Ballkan? Jutta Benzenberg dhe Katharina Maschenka Horn merren me klishetë dhe realitetin e burrave 'të vërtetë' të Ballkanit, “tamam burrë“. Gjithashtu ato dëshirojnë të trajtojnë temën tabu të dhunës në familje dhe të diskutojnë me publikun. [Më shumë...]

  • 2015 © Fasli Buçpapaj | Deutschzentrum Tirana

    Pse e vodhëm makinën

    Dy djem, të dy të veçuar nga shoqëria për arsye të ndryshme, të dy 14 vjeç, nisen për në Filifistun. Çiku, që emrin e saktë e ka Andrej Çiçaçov: një imigrant rus, i zgjuar, por në orën e mësimit i heshtur, shfaqet ndonjëherë në shkollë edhe i pirë. Majk Klingenberg, nuk ka ndonjë nofkë: i ati – një biznesmen pothuajse i falimentuar dhe me një dashnore; e ëma – jeton midis klinikës së rehabilitimit për alkoolikët dhe fushës së tenisit. [Më shumë...]

  • 2014 © Artan Begolli / Deutsche Botschaft Tirana

    Hamletmakina

    Kjo pjesë teatrore, e bazuar në mënyrë të lirshme në veprën e William Shakespeare, reflekton tragjedinë e individit intelektual në shoqërinë socialiste. [Më shumë...]

Kreu i faqes ↑