Hotel Lux

Berlin 1933: Hans Cajsig (Michael Herbig) dhe Sigi Majer (Jürgen Vogel) janë shpotarë: Në kabarenë Varieté Valetti ata shkëlqejnë me parodinë e tyre, ku imitojnë Hitlerin dhe Stalinin – të patrembur nga përpjekjet e para intimiduese. Mirëpo me kohën kjo gjë nuk ecën dhe aq mirë. Sigi kalon në anën e rezistencës, ku më pas e kapin dhe e çojnë në një kamp burgimi. Hansi arratiset nga vendi me një pasaportë false dhe përfundon në Moskë në hotelin famëkeq Lux. Shërbimi i fshehtë sovjetik e konsideron atë si astrologun renegat të Hitlerit; Hansi i shpjegon Stalinit yjet dhe përzihet kështu në luftën për pushtet të intrigantëve të Stalinit. Papritur Hansi bie në dashuri me Fridën (Thekla Reuten), një luftëtare e fshehtë nga Holanda, e cila e mbështet atë deri në çastin kur ajo nuk shihet më me sy të mirë. Por në fund realizohet një ëndërr: Në gusht të vitit 1939, ditën kur ministri i jashtëm i Hitlerit vjen në Moskë për të nënshkruar paktin e mossulmit midis Stalinit dhe Hitlerit, Hansi, Sigi dhe Frida arrijnë të arratisen drejt Hollivudit.

  • Titulli: Hotel Lux
  • Regjia: Leander Haußmann
  • Kohëzgjatja: 90 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2015
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Michael ‘Bully’ Herbig, Jürgen Vogel, Thekla Reuten, Alexander Senderowich, Valery Grishko, Juraj Kukura, etj.
  • Data: të enjten, 19 prill 2018, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas


Aktualizimi i fundit: 19.01.2018
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑