Bursa për në Berlin për kursantët e Goethe-Zentrum

Vitin 2017 Goethe-Institut dhuron për të gjashtën herë dy bursa për një udhëtim kulturor në Berlin të Gjermanisë për periudhën 01.06. – 11.06.2017.

Në këtë program dyjavor do të ftohen rreth 20 kursantë dhe kursante të instituteve Gëte dhe partnerëve të tyre nga tetë shtete të Evropës Juglindore në Berlin.

Pjesëmarrësit do të eksplorojnë në dy kërkime të koordinuara tematikisht me njëra-tjetrën historinë e Berlinit "dje dhe sot". Ata do të lëvizin në gjurmët e së kaluarës së qytetit, por do të përjetojnë gjithashtu edhe të tashmen e një metropoli vazhdimisht në tranzicion.

Të ndarë në grupe të vogla do të pjesëmarrësit do të njihen me Berlinin dhe banorët e tij: artistë, shkrimtarë, dëshmitarë të kohës, vendas dhe imigrantë.

Kriteret e pjesëmarrjes:
  • Të jeni jo më i/e vogël se 18 vjeç/-e.
  • Të keni njohuri të gjuhës gjermane jo më pak se niveli B 2.4
  • Të keni frekuentuar brenda vitit të fundit (duke filluar nga 1 janar 2016) të paktën një kurs pranë Qendrës së Gjermanishtes dhe mundësisht të keni marrë edhe një certifikatë të Goethe-Institut.
  • Të tregoheni të gatshëm për t'i vënë njohuritë tuaja të gjuhës gjermane në përdorim për të kryer hulumtimet në Berlin
  • Të jeni të hapur për bisedime dhe kontakte.
  • Të tregoheni të gatshëm të veproni të pavarur dhe në grupe të vogla në qytetin e Berlinit, duke pasur edhe mbështetjen e stafit të Goethe-Institut.
  • Të tregoheni të gatshëm të kontaktoni para nisjes së udhëtimit edhe me pjesëmarrësit e tjetër të këtij programi nëpërmjet e-mailit dhe mundësisht edhe nëpërmjet platformës Moodle, si dhe të merrni përsipër ndonjë detyrë të vogël të mundshme.
  • Të tregoheni të gatshëm të njoftoni të paktën çdo tri ditë nëpërmjet fotove të dërguara me e-mail për eksperiencat interesante në Berlin.

Tema: Berlini dje dhe sot
  • Pjesa e vjetër dhe re e qytetit
  • Nyja rrotulluese midis lindjes dhe perëndimit
  • Simboli i ribashkimit
  • Berlini sot: një shoqëri shumëkulturore

Shërbimet falas të ofruara nga Goethe-Institut:
  • udhëtimi,
  • trajtimi,
  • strehimi,
  • sigurimi shëndetësor,
  • programi kulturor.


Afati i fundit i aplikimit është data 29 mars 2017.
Personi i kontaktit: znj. Alketa Kuka
stipendien@goethe.al

Aktualizimi i fundit: 30.03.2016
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑