Performancë kërcimi: Chipping

Çdo gjë vibron: Në veprën “Chipping” të Anna Konjetzky skena është në lëvizje të vazhdueshme. Kuba ecin sa andej-këtej – njëherë ngadalë e pa u vënë re pothuajse fare dhe njëherë shumë shpejt...

Një përmbytje me videoprojeksion, ku i gjithë trupi vallëzues përpihet nga projeksioni. Trupi, i cili duhet t’i përshtatet gjithnjë kushteve/situatave, kërkon në një copë hapësire të lëkundur rrugën e tij: Çdo hap është një akt i ri baraspeshimi, çdo lëvizje e menduar gjithnjë nga e para, çdo rrugë e gjetur nga e para.

Madje edhe trupi pasiv nuk mund të qëndrojë i qetë në këtë skenë, pasi hapësira në lëvizje e përplas atë lart e poshtë nga të tëra anët – deri në rraskapitje e madje përtej saj.

Anna Konjetzky thotë: “Veprimtaria e pandërprerë është, si studim i lëvizjes, shumë interesante për mua, por natyrisht ajo është edhe një gjendje shoqërore: sasi e lartë informacioni, qasje, disponueshmëri, liri e pakufizuar vendimmarrjeje dhe efikasitet i përhershëm janë hapësirë shoqërore, e cila na detyron – ose na mundëson – të “hedhim hapa” në mënyrë të vazhdueshme.

Anna Konjetzky krijon prej vitesh performanca dhe skenika kërcimi, të cilat karakterizohen gjithnjë nga një debat prezent me hapësirën.

Puna e saj është shfaqur ndër të tjera në skenat Spielart, Dance, Tranzwerkstatt Europa, unidram Potsdam, Tanztage Regensburg, Festival Danse Balsa Marni Bruxelles, në Kampala, Nairobi, Stamboll etj. Në vitin 2014 Anna Konjetzky vlerësohet me çmimin “Förderpreis Tanz der Landeshauptstadt München” në Gjermani.

  • Titulli i shfaqjes: Chipping
  • Koreografia: Anna Konjetzky
  • Skenografia: Anna Konjetzky dhe Anton Lukas
  • Perofrmanca: Sahra Huby
  • Muzika: Brendan Dougherty
  • Videoja: Tim Burkhardt
  • Drejtore e produksionit: Laura Martegani dhe Sabine Klötzer
  • Data dhe ora: të hënën, 2 tetor 2017, ora 19:00
  • Vendi: Teatri Kombëtar, Tiranë
  • Hyrja: falas
  • Aktiviteti: në kuadër të Tetorit Gjerman


Aktualizimi i fundit: 25.09.2017
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑