Goethe-Zertifikat A2: Start Deutsch 2

të hënën, 06.12.2016, ora 08.30
Regjistrimi deri më 22.11.2016

Çmimi intern: 9.000 lekë*
Çmimi ekstern: 13.500 lekë


*Çmimi i ulur prej 9.000 lekësh vlen vetëm për kandidatë, të cilët në çastin e regjistrimit për provim janë njëkohësisht edhe kursantë të Goethe-Zentrum.

Ecuria:
  • 08.30 – 09.00 hyrja, kontrolli i dokumenteve të identifikimit
    Lejohet hyrja vetëm e personave të regjistruar për provim. Shoqëruesit janë të lutur të presin jashtë deri në përfundim të provimit.
    Pjesëmarrësit pa dokument të vlefshëm identifikimi nuk mund të pranohen në provim.
    Palltot, xhaketat, çantat dhe telefonat celularë duhen dorëzuar në garderobë apo në zyrën e regjistrimit.
  • 09.00 – 10.10 provimi me shkrim pa pushim
    Në sallën e provimit, ju lutemi të merrni me vete vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolapsin.
    Lejohet të shkruhet vetëm me stilolaps, jo me laps.
  • 10.30 fillimi i provimit me gojë
    Kohëzgjatja e provimit me gojë: 15 minuta

Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në provim, ju lutemi të planifikoni kohë pritjeje. Kush dëshiron mund të sjellë me vete diçka për të pirë ose diçka të vogël për të ngrënë, pasi gjatë pushimeve pjesëmarrësit nuk mund të dalin nga ndërtesa. Pirja e duhanit lejohet jashtë në terracë. Deri në orën 13.30 provimi ka përfunduar për të gjithë pjesëmarrësit.

Shpërndarja e certifikatave: 12.12.2016

Rezultatet e provimit:
Datëlindja
e pjesëmarr.
Numri
i pjesëmarr.
Të dëgjuarit
(H)
Të lexuarit
(L)
Të shkruarit
(S)
Të folurit
(M)
ShumaNota
16.06.19693349414,9411,6213,2820,7560,59mjaftueshëm
16.11.19903348413,2818,2619,9224,9076,36kënaqshëm
09.12.19943353419,9219,9224,9024,0788,81mirë
04.04.1998334829,9616,6016,6018,2661,42mjaftueshëm


**Të dhënat mund të ndryshojnë.

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑