Bursa Ndërkombëtare Parlamentare e Bundestagut Gjerman

Bundestagu Gjerman dhuron së bashku me Freie Universität Berlin, Humboldt-Universität Berlin, Technische Universität Berlin edhe këtë vit bursa për të rinjtë nga 41 kombe të ndryshme. Si çdo vit programi zgjat nga data 1 mars deri më 31 korrik.

IPS u drejtohet të rejave dhe të rinjve me kualifikim të lartë dhe me interes politik, të cilët kanë vullnetin për t’u kthyer pas përfundimit të programit në atdhe, për të formësuar atje në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi të ardhmen demokratike të vendit të tyre.

Parlamenti gjerman u jep të rinjve mundësinë, që gjatë një veprimtarie prej 13 javësh pranë një anëtari (deputeti) të Bundestagut, të njohin sistemin parlamentar gjerman dhe proceset politike vendimore, si dhe të mbledhin përvoja praktike në fushën e punës parlamentare.

Bursistët zgjidhen nga një komision i pavarur seleksionues i Bundestagut Gjerman.

Kriteret e pjesëmarrjes:
  • nënshtetësi shqiptare
  • studime universitare të përfunduara
  • njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane
  • njohuri të politikës, shoqërisë dhe historisë gjermane
  • më i ri / e re se 30 vjeç në kohën e filimit të praktikës

Shërbimet e ofruara nga bursa:
  • 500 EUR/muaj
  • strehimi falas
  • marrje përsipër e shpenzimeve për sigurimet dhe udhëtimet

Materiale për shkarkim:
Afati i fundit i aplikimit është data 31 korrik 2017.

Informacione të mëtejshme mund të gjeni pranë ambasadës gjermane ose në internet në faqen e Bundestagut:

Aktualizimi i fundit: 16.06.2017
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑