Goethe-Zertifikat B2

të enjten, 25.05.2017, ora 08.30
Regjistrimi deri më 11.05.2017

Çmimi intern: 15.500 lekë*
Çmimi ekstern: 21.500 lekë
Çmimi vetëm për pjesën e të folurit: 6.000 lekë**
Çmimi vetëm për pjesën me shkrim (të lexuarit, të dëgjuarit dhe të shkruarit): 15.000 lekë**


*Çmimi i ulur prej 15.500 lekësh vlen vetëm për kandidatë, të cilët në çastin e regjistrimit për provim janë njëkohësisht edhe kursantë të Goethe-Zentrum.
**Çmimet për pjesën e të folurit dhe pjesën me shkrim vlejnë vetëm nëse ato përsëriten vetëm një herë dhe vetëm brenda një viti.


Ecuria:

Hyrja
  • 08.30 – 09.00: Hyrja, kontrolli i dokumenteve të identifikimit
    Lejohet hyrja vetëm e personave të regjistruar për provim. Shoqëruesit janë të lutur të presin jashtë deri në përfundim të provimit.
    Pjesëmarrësit pa dokument të vlefshëm identifikimi nuk mund të pranohen në provim.
    Palltot, xhaketat, çantat dhe telefonat celularë duhen dorëzuar në garderobë apo në zyrën e regjistrimit.
Provimi me shkrim
  • 09.00 – 10.20: Leseverstehen und Sprachbausteine
    Në sallën e provimit, ju lutemi të merrni me vete vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolapsin.
    Lejohet të shkruhet vetëm me stilolaps, jo me laps.
  • 10.40 – 11.10: Hörverstehen
  • 11.20 – 12.40: Schriftlicher Ausdruck
Provimi me gojë
  • të premten, 26 maj 2017
    Orari do t'u komunikohet pjesëmarrësve individualisht.
    Kohëzgjatja: 15 minuta kohë përgatitore dhe 15 minuta provim me gojë.
    Si rregull, provimi me gojë zhvillohet në çift.

Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në provim, ju lutemi të planifikoni kohë pritjeje. Kush dëshiron mund të sjellë me vete diçka për të pirë ose diçka të vogël për të ngrënë, pasi gjatë pushimeve pjesëmarrësit nuk mund të dalin nga ndërtesa. Pirja e duhanit lejohet jashtë në terracë.

Shpërndarja e certifikatave: 08.06.2017



***Të dhënat mund të ndryshojnë.

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑